Site icon Informohu siç duhet

Shtyhet amnistia për 447 të burgosur, pritet “OK”-ja nga Komisioni Europian

Gardiani kërcënon me jetë të burgosurin në Durrës (DETAJE)

Miratimi i amnistisë për 447 të burgosur është shtyrë, pasi autoritetet shqiptare janë në pritje të një përgjigjeje nga Komisioni Europian për draft-ligjin.

Edhe pse amnistia, e miratuar nga qeveria në dhjetor, ishte planifikuar të diskutohej gjatë muajit prill në komisionet parlamentare, burime qeveritare bëjnë me dije se procesi është pezulluar përkohësisht. Shkak është pritja e një opinioni nga strukturat përkatëse në Bruksel, konkretisht nga drejtoria përgjegjëse (DGR), një procedurë që po ndiqet edhe për projektligje të tjera.

Sipas të njëjtave burime, ligjet me ndikim të gjerë në sistemin e drejtësisë po kalojnë më parë në filtrin e institucioneve europiane përpara se të shqyrtohen në Kuvend.

Amnistia në fjalë parashikon:

Vendimi final për ecurinë e këtij projektligji do të varet nga përgjigjja që pritet nga Brukseli.

Exit mobile version