Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shteti centralizon gjobat: regjistër unik për ndjekje, pagesë online dhe kontroll total

    March 19, 2026

    Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një baze të re të dhënash shtetërore, të quajtur “Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave”, me synim administrimin më efikas dhe ndjekjen në kohë reale të të gjitha detyrimeve administrative.

    Sipas vendimit, institucioni përgjegjës për menaxhimin e këtij regjistri do të jetë Inspektorati i Përgjithshëm, ndërsa sistemi do të funksionojë i ndërlidhur me një sërë databazash të tjera shtetërore.

    Regjistri do të përmbajë dy kategori të dhënash:
    • Të dhëna parësore, ku përfshihet numri unik i identifikimit të çdo gjobe
    • Të dhëna dytësore, të cilat do të merren nga sisteme të ndryshme si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, sistemi i gjobave të Policia e Shtetit, platforma e-inspektimi, sistemi DPSHTRR, si dhe regjistrat tatimorë e tregtarë.

    Këto të dhëna do të përfshijnë informacione të detajuara për individët dhe subjektet, si identiteti, vendbanimi, shkeljet e kryera, vlera e gjobës, statusi i saj, si dhe të dhëna mbi mjetet apo aktivitetin tregtar.

    Regjistri do të shërbejë jo vetëm për mbledhjen e gjobave, por edhe për analiza dhe vlerësime, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat do të përditësohen vazhdimisht dhe do të jenë të aksesueshme sipas katër niveleve të përdoruesve: lexues, institucione shtetërore, administratorë dhe auditues.

    Sistemi do të sigurojë gjithashtu gjurmueshmëri për çdo veprim mbi të dhënat, me qëllim garantimin e sigurisë dhe transparencës.

    Një nga risitë kryesore është se pagesa e gjobave do të kryhet online përmes platformës e-Albania, e lidhur me sistemin e pagesave elektronike, por edhe përmes mandatpagesave tradicionale.

    Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Inspektorati i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe të gjitha institucionet që vendosin masa administrative me gjobë.

    Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Njoftimi i plotë:
    V E N D I M PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI PËR EKZEKUTIMIN DHE VJELJEN E GJOBAVE”
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
    1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave.
    2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.
    3. Të dhënat që përmban Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
    a) Të dhëna parësore:
    i. Numri unik i identifikimit të gjobës.
    b) Të dhëna dytësore:
    i. Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të dhënat, si më poshtë:
    – Emri;
    – Emri i babait;
    – Mbiemri;
    – Numri personal;
    – Datëlindja;
    – Vendlindja;
    – Gjinia;
    – Shtetësia;
    – Vendbanimi;
    – Vendqëndrimi.
    ii. Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit:
    – Data;
    – Ora;
    – Adresa ku është vënë gjoba;
    – Shkeljet ligjore;
    – Vlera e gjobës;
    – Masat plotësuese (heqje pikësh, heqje patente, pezullim patente).
    iii. Sistemi e-Inspektimi:
    – Institucioni (Inspektorati Qendror dhe ai vendor);
    – Numri i vendimit përfundimtar (numër çështjeje);
    – Data e vendimit;
    – Subjekti;
    – Shkelja ligjore;
    – Dënimi administrativ gjobë (kryesore plotësues);
    – Vlera e gjobës;
    – Statusi i gjobës.
    iv. Sistemi elektronik e-DPSHTRR për të dhënat që lidhen me të dhënat teknike të mjetit, duke përfshirë:
    – numrin e regjistrimit;
    – numrin e identifikimit të mjetit;
    – llojin/tipin e mjetit;
    – markën;
    – emërtimin tregtar;
    – ngjyrën;
    – numrin e serisë së lejes së qarkullimit dhe të certifikatës së pronësisë;
    – dokumentacionin vërtetues të gjendjes së mjetit.
    v. Regjistri elektronik i tatimpaguesve i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat e tatimpaguesit:
    – NIPT-i.
    vi. Regjistri tregtar për të dhënat, si më poshtë:
    – Emri i subjektit;
    – NUIS;
    – Aktiviteti;
    – Data e regjistrimit;
    – Statusi i subjektit;
    – Përshkrimi i objektit;
    – Adresa e subjektit;
    – Adresa elektronike e subjektit;
    – Numri i kontaktit të subjektit;
    – Administratori.
    4. Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet e ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me pikën 9 të këtij vendimi.
    5. Të dhënat e mbledhura nga Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave mund të përdoren për analiza dhe vlerësime. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave realizohet në përputhje me parimet e kriteret e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
    6. Të dhënat e Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave përditësohen periodikisht nga struktura përgjegjëse, sa herë është e nevojshme apo ka ndryshime të këtyre të dhënave.
    7. Përdoruesit e bazës së të dhënave janë të përcaktuar në 4 nivele:
    a) lexues;
    b) institucion shtetëror;
    c) administrator;
    ç) auditues.
    8. Për çdo veprim në Regjistrin për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, duhet të sigurohet gjurmueshmëria, me qëllim garantimin e konfidencialitetit e të integritetit, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit.
    9. Baza e të dhënave të Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndërvepron nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave me bazën e të dhënave shtetërore:
    a) Regjistri tregtar;
    b) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
    c) Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit;
    ç) Sistemi e-Inspektimi;
    d) Sistemi elektronik e-DPSHTRR;
    dh) Regjistri elektronik i tatimpaguesve;
    e) Regjistri i pronarëve përfitues.
    10. Pagesa e gjobave do të bëhet on-line në portalin “e-Albania” nëpërmjet shërbimit të dedikuar elektronik, i ndërlidhur me platformën e pagesave elektronike, si dhe me mandatpagesë.
    11. Ngarkohen Inspektorati i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për vendosjen e masës administrative “gjobë” për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    gjobat qeveria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.