Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta e PD nesër para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa rrugëve dhe kufizimin e parkimit

    Ma*akra në dy shkolla në Turqi/ 162 të arrestuar për lavdërim të sulmeve në rrjete sociale

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në ceremoninë për Presidentin Trump

    November 26, 2024
    Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

    Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, duke e quajtur atë një “angazhim ndaj vlerave tona demokratike” pavarësisht se zoti Trump nuk kishte qenë i pranishën në ceremoninë e betimit të Presidentit Biden në 2021.

    Presidenti i atëhershëm Donald Trump refuzoi të merrte pjesë në inaugurimin e zotit Biden në vitin 2021, pasi pretendoi në mënyrë të rreme se zgjedhjet, që i fitoi zoti Biden, ishin të manipuluara dhe përsëriti këto akuza në një tubim në Uashington, para se një pjesë mbështetësve të tij të sulmonte Kapitolin.

    “Presidenti premtoi se do të merrte pjesë në inaugurimin e kujtdo që të fitonte zgjedhjet”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates para gazetarëve.

    “Ai dhe Zonja e Parë do ta mbajnë premtimin dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit”.

    Zëdhënësi Bates shtoi: “Ai e sheh këtë si një demonstrim të rëndësishëm të përkushtimit ndaj vlerave tona demokratike dhe për nderimin e vullnetit të popullit, ndërsa ne vazhdojmë të ofrojmë një tranzicion të rregullt dhe efektiv.”

    Pavarësisht se në mënyrë të përsëritur e cilësoi zotin Trump si një kërcënim për demokracinë gjatë fushatës së zgjedhjeve të këtij viti, demokrati Biden ka vendosur t’i sigurojë Trumpit një tranzicion të qetë edhe pse republikani Trump ia mohoi atij këtë.

    Presidenti Biden e ftoi Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë një javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, në të cilat ai fitoi ndaj rivales demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

    Biden, 82 vjeç, u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në korrik dhe mbështeti Nënpresidenten Harris pasi një paraqitje katastrofike në debatin me zotin Trump shkaktoi frikë tek demokratët për moshën dhe shëndetin e tij mendor./VOA

    biden donald trump Shtëpia e Bardhë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta e PD nesër para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa rrugëve dhe kufizimin e parkimit

    April 16, 2026

    Ma*akra në dy shkolla në Turqi/ 162 të arrestuar për lavdërim të sulmeve në rrjete sociale

    April 16, 2026

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    April 16, 2026

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.