TIRANË– Pas lajmit se Elvis dhe Belina Pupa u kapën me shtëpi bari dhe po përballen me drejtësinë australiane për kultivim të një sasie të konsiderueshme kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike, ka ardhur edhe reagimi i vet çiftit.
Përmes një postimi në llogaritë personale të dyshes së njohur, ata reaguan kështu:
Elvis Pupa: Ne jemi grupi armiqësor Midhja. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit.
Belina Pupa: Hidrocentralin e kam pasur unë pra!
Elvis: Po unë çfarë kam patur?
Belina Pupa: Ti ke patur serat!
Elvis Pupa: Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë more.
Belina Pupa: Po ça do thotë bota për ne?
Elvis Pupa: Bota? “E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.”
Kujtojmë se më 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjykatë në Australi, pasi autoritetet australiane dyshonin se ishte e përfshirë në kultivimin e narkotikëve dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Ndërsa më vonë në një deklaratë, Belina tregoi se ambientet ku u regjistruan shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj, por të dhëna me qira./Radar.al


