TIRANË– Gjithmonë e tepër nga statistikat rezulton se është rritur ndjeshëm numri i divorceve, sikurse ka edhe shumë familje që janë të lumtura.
Sot në këtë artikull Radar.al ju sjell disa këshilla të publikuara përmes një postimi në rrjetet sciale, nga pastori, Akil Pano në lidhje me një martesë të shëndetshme.
POSTI I PLOTË I Akil Panos:
1- Në vend qe te imitoni te tjeret, të shpenzoni kohë në rrjetet sociale, të frekuentoni baret e qytetit, apo qëndroni pëpara ekranit të celularit a televizorit; investoni në martesën tuaj.
2- Perkushtojuni njeri-tjetrit.
3- Besojini njëri-tjetrit; punoni të kapërceni sëbashku barrierat, nevojat dhe veshtiresite.
4- Mos lejoni dyshimet t’ju brejnë dhe ndërtojnë mure që më pas bëhen të vështira për t’i kapërcyer.
5- Shpenzoni kohë cilësore me njëri-tjetrin.
6- Mos lejoni një faktor të tretë të hyjë mes lidhjes tuaj.
7- Mos hezitoni të falni dhe bëni kompromis për hir të dashurisë, fëmijëve dhe asaj që keni ndërtuar me aq mund.
Miq, Zoti bekoftë martesën tuaj!/Radar.al


