Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve

    May 23, 2025

    Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19.595).

    Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855).

    Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.

    Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

    Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[i]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %).

    Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 760) dhe serbët (6 190).

    Kthimet e shtetasve të vendeve të treta

    Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyera në një vend të tretë u rrit me 19.3%.

    Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta që morën urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, që përfaqëson 88,1% të kthimeve totale (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një vend tjetër të BE-së.

    Shtetasit e Gjeorgjisë përbenin numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).

    Të refuzuarit në Europë

    Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3% krahasuar me 2023-in.

    918 925 persona u konstatuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në një vend të BE-së, çka përfaqëson një rënie prej 27,4 % krahasuar me 1,27 milion të tillë në vitin e mëparshëm.

    Numri i shtetasve të vendeve të treta ndaj të cilëve është lëshuar urdhër largimi nga një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-in (489 335).

    Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.4%) e refuzimeve totale ishin në kufijtë detarë.

    Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%).

    Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm tokësor u raportuan nga Polonia (18 030; 87.2% e të gjitha refuzimeve të hyrjes në Poloni), Kroacia (13 535; 97.0%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (85 %). 170; 78.2%).

    Për sa i përket kufijve ajror, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (6 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025.

    Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145)../Monitor

    Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

    “Po blejmë furgon tjetër për ngarkim”/ Zbulohen bisedat e të implikuarve në operacionin “Ura”

    BE shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.