Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 mln euro në bare e restorante më 2023

    August 12, 2025

    TIRANË– Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “Catering dhe restorante, bare etj”.

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.

    Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.

    Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.

    Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.

    Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.

    Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.

    Të dhëna të tërthorta për rritje e numrit të vizitorëve dhe çmimeve garantojnë se qarkullimi në këto biznese ka pësuar rritje edhe në vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve në vendin tonë janë ende më të lira se në Europën Perëndimore. Kuzhina shqiptare me një miks recetash mesdhetare dhe vendase është një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

    Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.

    Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.

    Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./MONITOR

    800 mln euro shqiptaret turistet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.