Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë

    October 30, 2025

    Shqipëria po hyn në javët vendimtare të eliminatoreve, ku kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojnë fatin e tyre në rrugëtimin drejt “Botërorit”. Fillimisht, më 13 nëntor, skuadra e trajnerit Sylvinho do të përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa tre ditë më vonë, më 16 nëntor, do të zhvillohet sfida më e shumëpritur, ajo ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

    Interesimi i tifozëve për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Mbi 100 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta, sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ndërsa çdo tifoz ka pasur të drejtën të aplikojë deri në katër bileta. Për shkak të kërkesës së madhe, Federata vendosi që shpërndarja të bëhej përmes një shorteu elektronik, i cili përcaktoi fituesit e mundshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, megjithatë, ka sjellë shumë pakënaqësi dhe polemika në opinionin sportiv.

    TREGU I ZI — Ashtu si në ndeshjet e fundit të Kombëtares, edhe këtë herë tregu i zi për biletat po lulëzon me ritme të frikshme. Shumë persona kanë aplikuar për bileta jo për të qenë pjesë e tribunave, por për t’i rishitur ato me çmime të larta. Në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra postime që ofrojnë bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, madje edhe nga agjenci turistike që përfitojnë nga kërkesa e madhe. Çmimet e biletave nga FSHF ishin të kripura që në nisje, por në tregun e zi ato po shiten me tre ose katërfishin e vlerës zyrtare. Një biletë që zyrtarisht kushton 2500 lekë, në internet po ofrohet deri në 10.000 lekë. Ky fenomen ka privuar shumë tifozë të Kombëtares që e kanë ndjekur në çdo stadium, brenda dhe jashtë vendit, nga mundësia për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare në Europë shprehin çdo ditë pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke akuzuar FSHF-në për mungesë transparence dhe mosmenaxhim të drejtë të procesit të shpërndarjes.

    ULTRASIT- Një tjetër çështje që ka ndezur debat është marrëdhënia e prishur mes FSHF-së dhe tifogrupimeve zyrtare, si Tifozat Kuqezi, Illyrian Elite, Ballistët, apo Plisat. Këto grupe kanë qenë shtylla kryesore e atmosferës në çdo ndeshje të Kombëtares, duke e ndjekur Shqipërinë në çdo cep të Europës, edhe në periudhat më të errëta të futbollit tonë. Megjithatë, prej disa kohësh, mungesa e tyre është e dukshme në shkallët e “Air Albania”. Përçarja nisi që në ndeshjen kundër Serbisë, kur tifogrupet u lanë pa bileta të dedikuara, duke shkaktuar përplasje dhe bojkot. FSHF zgjodhi të mos krijonte sektorë të veçantë për ultrasit, gjë që u konsiderua si shkelje e traditës dhe mungesë respekti për tifozët më besnikë. Si pasojë, tifogrupet kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares në shenjë proteste. E njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në përballjen ndaj Anglisë, ku në tribuna do të jenë kryesisht spektatorë të rastit, fitues të shortit apo personazhe publikë, ndërsa ultrasit do të mbeten jashtë stadiumit.

    SKENARI- Nga ana sportive, ndeshja ndaj Anglisë pritet të ketë peshë të madhe për ecurinë e Shqipërisë në grup. Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë bërë një fushatë të mirë dhe ndodhen në një pozitë që mund t’u sigurojë vendin e dytë, i cili çon në “Play Off” për Botërorin. Skenari më i favorshëm për Shqipërinë do të ishte që Anglia të mposhtë Serbinë në Londër, ndërsa Shqipëria të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Një kombinim i tillë do ta siguronte matematikisht kualifikimin e kuqezinjve, duke e kthyer sfidën e 16 nëntorit në një festë kombëtare./PanoramaSport

    angli serbi shqipëri Shqipëria pret Anglinë Sylvinho tregu i zi gllabëron biletat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.