Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Shqipëria nuk përkulet nga llumi politik”, Rama në podcastin “Flasim”: Vijojmë pandërprerë rrugën evropiane

    December 28, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar episodin e fundit për vitin 2025 të podcastit “Flasim”, ku mbajti një deklaratë të gjatë reflektuese mbi situatën politike, mediatike dhe zhvillimet që, sipas tij, po shënojnë transformimin e Shqipërisë.

    Në fjalën e tij, Rama kritikoi ashpër atë që e cilësoi si “histeri politike dhe mediatike”, duke theksuar se, pavarësisht sulmeve, linçimeve dhe dezinformimit, Shqipëria po ecën përpara në procesin e integrimit europian.

    Sipas kryeministrit, vendi ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe po shënon arritje të rëndësishme në disa sektorë kyç, përfshirë turizmin, ekonominë, digjitalizimin dhe infrastrukturën. Rama u ndal edhe te paga mesatare, e cila sipas tij ka arritur në 830 euro, si dhe te zhvillimi i aeroportit të Tiranës, që sipas tij ka tejkaluar për disa vite radhazi aeroportin e Beogradit për nga fluksi.

    Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu objektivin e sovranitetit energjetik, duke deklaruar se brenda mandatit të katërt Shqipëria do të kthehet në eksportuese neto të energjisë elektrike. Rama përmendi edhe rilindjen e industrisë ushtarake dhe faktin që Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027.

    Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua Reformës në Drejtësi. Rama deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë nuk do të ndalen, duke theksuar se për herë të parë, sipas tij, një forcë politike në pushtet ka hapur rrugën që drejtësia të veprojë edhe ndaj vetë politikës.

    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi”, u shpreh Rama, duke shtuar se objektivi final mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    flas rama Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026

    Samiti i diasporës sukses/ “Fluturime direkte Shqipëri-Kanada”, Ambasadorja: U krijuan ura të mira komunikimi

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.