Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria nënshkruan marrëveshje historike me Izraelin: Dronë, artileri vetëkomanduese dhe sisteme mortaje do të montohen brenda vendit

    September 18, 2025

    Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje kuadër historike me Izraelin, që synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit përmes transferimit të teknologjisë, montimit dhe integrimit të sistemeve moderne në territorin shqiptar. Ekofin.al ka konsultuar vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 496, datë 10 shtator 2025, i cili parashikon një bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë (AMOD) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit (IMOD), duke e ngritur partneritetin dypalësh në një nivel të ri strategjik.

    Çfarë parashikon marrëveshja?

    Në bazë të saj, në Shqipëri do të realizohet për herë të parë montimi dhe integrimi i disa prej sistemeve më moderne të mbrojtjes që ofron industria izraelite:

    • ATMOS – Obuz lëvizës 155 mm, kalibër 52, një nga sistemet më të avancuara të artilerisë vetëkomanduese.

    • SPEAR – Sistem mortaje i montuar 120 mm.

    • Kuadkopterë taktikë (Thor ISR dhe Magni-x Systems), që shërbejnë për zbulim, mbikëqyrje dhe operacione taktike.

    Këto pajisje nuk do të importohen të gatshme, por do të montohen në Shqipëri nga Shoqëria shtetërore e mbrojtjes “Kayo sh.a.”, në bashkëpunim me gjigantin izraelit Elbit Systems. Përjashtim bëjnë vetëm dhjetë kuadkopterët e parë, dronët, të cilët do të dorëzohen të gatshëm për qëllime trajnimi.

    Përfitimet për Shqipërinë

    Ky është një hap i madh për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Për herë të parë, vendi ynë bëhet pjesë e një projekti që nuk kufizohet vetëm në blerjen e pajisjeve ushtarake, por edhe në montimin, integrimin dhe trajnimin e personelit brenda vendit.

    Marrëveshja parashikon gjithashtu krijimin e një Komiteti të Monitorimit shqiptaro-izraelit, që do të mbikëqyrë zbatimin e saj dhe do të propozojë nisma të reja bashkëpunimi industrial në të ardhmen.

    Dimensioni strategjik

    Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes i thanë ekofin.al se kjo marrëveshje është një partneritet strategjik afatgjatë, që jo vetëm përforcon kapacitetet e ushtrisë shqiptare, por edhe hap rrugën për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

    Nga ana tjetër, Izraeli përfiton duke zgjeruar praninë e tij në rajonin e Ballkanit, një zonë me rëndësi të madhe gjeopolitike.

    Përdorim ekskluziv nga Shqipëria

    Marrëveshja përcakton qartë se të gjitha sistemet e marra do të jenë përdorim ekskluziv i Forcave të Armatosura shqiptare dhe nuk mund të transferohen apo shiten tek palë të treta pa miratimin e Izraelit. Kjo siguron se teknologjia e avancuar do të shërbejë vetëm për nevojat e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

    Një epokë e re për mbrojtjen

    Me këtë marrëveshje, Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të saj ushtarake dhe vendosjes në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një nga vendet me përvojën më të madhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ajo shihet si një lëvizje që do të ndikojë jo vetëm në modernizimin e ushtrisë, por edhe në pozicionimin strategjik të vendit në NATO dhe rajon. /ekofin.al/

    artileri drone Izraeli marreveshje Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    July 21, 2026

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    July 21, 2026

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.