Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Shqipëria në sprintin final/ Botërori kalon nga Spanja, Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit

    November 10, 2025

    Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, ku në datën 13 nëntor, kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Andorrën, e më pas do të presin Anglinë në “Air Albania” në datën 16 nëntor. Një fitore në Andorra, dhe një fitore e Anglisë kundër Serbisë, e kualifikon skuadrën tonë zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë dy finale para se të shkojë në SHBA.

    GRUMBULLIMI- Pasditen e djeshme, futbollistët e Kombëtares që kanë përfunduar angazhimin e tyre me klubet e tyre, kanë udhëtuar në drejtim të Barcelonës, aty ku edhe ku skuadra do të grumbullohet. Sakaq, paraditen e sotme pritet që grupi të plotësohet nën urdhërat e trajnerit Silvinjo dhe gjatë pasdites, do të zhvillohet seanca e parë stërvitore. Veç mungesës së Kumbullës që pritej, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen e 13 nëntorit.

    PROGRAMI- Kombëtarja do të qëndrojë në Barcelonë, duke qenë se është afër me qytetin ku do të luhet ndeshja e 13 nëntorit. Një ditë para, skuadra do të udhëtojë në drejtim në Andorrës dhe aty do të zvhillojë seancën e fundit stërvitore dhe do të ketë konferencën e shtypit. Pas ndeshjes, ekipi mund të zhvillojë edhe një seancë stërvitore atje e më pas do të rikthehet në Tiranë ku do të nisë përgatitjet për Anglinë.

    RIKTHIMI – Shqipëria mund të rikthehet në Tiranë si e kualifikuar zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës. Kuqezinjve iu mjafton një fitore minimale në fushën e Andorrës, me kusht që Serbia të humbasë kundër Anglisë në Londër. Një kombinim i tillë, do ta bënte matematikisht të pamundur ndryshimin e klasifikimit, pasi Shqipëria do të kishte 4 pikë më shumë se Serbia, kur mbetej edhe 1 ndeshje për t’u luajtur, ku kuqezinjtë përballen me Anglinë ndërsa serbët do të presin në Leskvoc skuadrën e Letonisë. – Pak ditë më parë, Silvinjo publikoi listën me 25 lojtarët e grumbulluar për këto dy takime./PanoramaSport

    boterori Kombetarja Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    April 16, 2026

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.