Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Shqipëria mirëpret për herë të parë hotelin dhe shërbimet e markës Philip Plein

    January 3, 2025
    Shqipëria mirëpret për herë të parë hotelin dhe shërbimet e markës Philip Plein

    Së shpejti, Tirana do të jetë shtëpia e re e hotelit dhe kompleksit të parë luksoz nga Philipp Plein, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes ikonës botërore të modës dhe kompanisë shqiptare të pasurive të paluajtshme, X One shpk.

    Projekti premton të ndryshojë pamjen e horizontit të qytetit dhe të rishkruajë standardet e mikpritjes luksoze në Shqipëri.

    E drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, kompania X One do të zhvillojë projektin Grand Park Skyline në zemër të Tiranës. Struktura me 3 kulla,  përfshin një hotel të klasit të lartë të brand-it Plein, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca luksi, një sallon ekskluziv, restorantin ‘Sukaru Ba’ dhe beach bar-in ‘Crystal Beach’ – të gjitha këto nën markën e Philipp Plein.

    Ky bashkëpunim forcon investimet e grupit Plein në fushën e hotelerisë, argëtimit dhe shërbimeve në një projekt të vetëm, duke forcuar pozitat e X One si një lojtar kryesor në tregun e luksit në Shqipëri. Projekti pritet të zgjasë pesë vjet dhe do të përfundojë në vitin 2030.

    Philipp Plein, stilist dhe CEO i grupit Plein, shprehu entuziazmin e tij për këtë sipërmarrje. “Jemi shumë të kënaqur që marka Philipp Plein dhe eksperienca jonë në fushën e mikpritjes, argëtimit dhe ushqimit u zgjodhën për një pronë kaq unike në panoramën europiane”, tha ai. Plein theksoi prestigjin që përfaqëson ky projekt dhe përkushtimin e brand-it për të ofruar eksperienca luksoze të pakrahasueshme.

    Grand Park Skyline pritet të kthehet në një simbol të modernizimit të Tiranës dhe të tërheqë investitorë të nivelit të larë dhe turistë të shumtë. Dizajni i brendshëm dhe shërbimet do të pasqyrojnë estetikën guximtare të stilistit Philipp Plein, i cili do të mbikëqyrë personalisht elementet kyç të arkitekturës dhe dizajnit.

    Carmine Rotondaro, këshilltar biznesi i Grupit Plein, i cili negocioi marrëveshjen me X One, e përshkroi projektin si një “moment historik në rritjen dhe zhvillimin e markës Philipp Plein”. Ai theksoi se ky bashkëpunim mund të shërbejë si një model i shkallëzueshëm për zhvillimet e ardhshme luksoze në qytete të tjera në mbarë botën.

    CEO i X One, Ylli Ujka, ndau të njëjtin optimizëm, duke vënë në dukje rëndësinë strategjike të bashkëpunimit me një markë të njohur globalisht. “Ne besojmë se stili dhe qasja avangarde e saj përputhen përsosmërisht me vizionin tonë”, tha ai, duke nënvizuar investimin emocional dhe profesional në projekt.

    Kur të përfundojë, Grand Park Skyline pritet të kthehet në një magnet për udhëtarët që pëlqejnë luksin, dhe të spikasë në peizazhin në zhvillim të Shqipërisë. Projekti do të rrisë industrinë e turizmit në Tiranë dhe do të konfirmojë potencialin e Shqipërisë si një destinacion luksoz.

    Teksa Shqipëria vazhdon të shfaqet si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri në skenën e mikpritjes në vend. Bashkimi i modës dhe arkitekturës premton të ofrojë një përvojë unike, që kombinon komoditetin e nivelit të lartë me elegancën artistike.

    hotelin dhe shërbimet e markës Philip Plein Shqipëria mirëpret për herë të parë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.