Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria merr masa për të frenuar hyrjen nga Greqia të murtajës së bagëtive të imta

    August 9, 2024

    Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë njoftuan masa të posaçme për të parandaluar hyrjen e murtajës së bagëtive të imta që ka prekur vendin fqinj.

    Shërbimi veterinar shqiptar është në terren në Qarkun e Gjirokastrës me 7 grupe kontrolli i tha Zërit të Amerikës Krenar Veliu, në shërbimin veterinar rajonal.

    “Po monitorohen fermat e mëdha të bagëtive të imta dhe sidomos transporti i bagëtive, po kryhen kontrolle për raste të dyshuara dhe deri tani nuk është evidentuar në Shqipëri asnjë rast me murtajën e bagëtive të imta”, tha zoti Veliu.

    Ai tha se murtaja e bagëtive të imta (deleve dhe dhive) që është shfaqur në Greqi, së fundmi, është një sëmundje që nuk transmetohet nga bagëtitë tek njerëzit, por dëmton rëndë ekonominë blegtorale.

    Sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha dhe bagëtitë e prekura duhet të asgjësohen, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve, tha zoti Veliu.

    Sipas burimeve zyrtare grupe monitorimi janë ngritur edhe shërbimet veterinare rajonale në disa qarqe të tjera të vendit si atë të Korçës, Beratit dhe Elbasanit.

    Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre.

    Më parë në disa zona kufitare janë kryer transporte të paligjshme të bagëtive nga Greqia në Shqipëri dhe nëse ky fenomen vazhdon në brezin kufitar, mund të sjellë, sipas veterinerëve, transferimin e sëmundjes edhe në Shqipëri.

    Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore dhe disa mijë bageti të prekura janë asgjësuar nga autoritetet veterinare në disa zona të Greqisë.

    Sipas udhëzimit të Bashkimit Europian, kafshët që rezultojnë të prekura duhet të theren.

    Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras vendosi këto ditë si në masë parandalimi për të frenuar përhapjen e sëmundjes ndalimin e transportit të dhive dhe deleve në të gjithë Greqinë.

    Sëmundja e murtajës së deleve dhe dhive ka qenë endemike për shumë vite në shumë vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku zbatohen programe vaksinimi për ta kontrolluar atë.

    Në Evropë, të dhënat zyrtare i referohen rasteve në Gjeorgji në vitin 2016 dhe në Bullgari 2018 ndërsa këtë verë murtaja e bagëtive të imta u shfaq në Rumani dhe më pas edhe në Greqi./voa

    bagëtite e imta Greqia Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.