Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    “Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in”/ Monika Kryemadhi për Selin: Do e bëja ministre direkt

    Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ç’rol kanë muxhahedinët në protestat e Iranit?

    January 21, 2026
    Shqipëri: Ç'rol kanë muxhahedinët në protestat e Iranit?
    Mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, koalicioni i grupeve opozitare iraniane, nga të cilat MEK është më i madhi, protestojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë për ndryshimin e regjimit në Iran

    Rreth 3 mijë anëtarë të MEK, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, strehohen në Shqipëri. Ata pretendojnë se MEK luan një rol të rëndësishëm në protestat e Iranit. Disa ekspertë nuk pajtohen.

    Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK).

    Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara

    Çfarë është MEK?

    MEK është grup politik opozitar islamik, me prirje socialiste.

    Themeluar në Irannë vitin 1965, grupi u armatos kundër dinastisë në pushtet, Pahlavi, duke kryer fushata bombardimi kundër qeverisë së Shahut dhe shenjestrave amerikane në vitin 1970, si dhe duke mbështetur Ayatollah Khomeini në Revolucionin Islamik të viteve 1978-1979.

    Gjithsesi, pak pas revolucionit, MEK i prishi marrëdhëniet me qeverisjen e re të Teheranit dhe anëtarët e tij u ndaluan të jetojnë në Iran. Grupi më pas jetoi në ekzil, duke i vijuar aktivitetet opozitare përtej kufijve.

    MEK u zhvendos në Irak, prej nga ku drejtoi operacionet ushtarake gjatë luftës Iran-Irak, veprimet e të cilit nuk tolerohen edhe sot e kësaj dite nga shumë vetë në Iran.

    Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizatë terroriste në vitin 1997, por e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste të huaja në vitin 2012.

    MEK publikoi për herë të parë lajmin se Irani kishte program sekret të pasurimit të uraniumit. Pas rrëzimit nga pushteti të Saddam Hussein, organizata u përzu nga Iraku.

    Protestat e fundit në Iran

    Për Andreas Krieg, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Shkollën e Studimeve të Sigurisë në “King’s College” në Londër, vala aktuale e protestave në Iran “duket më shumë si konvergjencë e pakënaqësive të vazhdueshme që më në fund u sinkronizuan, sesa një ‘rast’ i vetëm”.

    “Filloi me një tronditje ekonomike të menjëhershme, kolapsi i monedhës vendase dhe inflacioni që u përkthyen në rritje të menjëhershme të çmimeve, mungesa dhe paralizë tregtare, dhe më pas u politizua me shpejtësi, pasi njerëzit arritën në përfundimin se shteti ose nuk mund ose nuk do ta stabilizojë jetën e përditshme” – i tha ai DW.

    “Ajo që bie në sy është profili i koalicionit: tregjet dhe shitësit ndihmuan si nxitës, studentët dhe lagjet urbane e bënë të dukshme protestën, ndërsa qytetet periferike dhe zonat minoritare shtuan masën e pjesëmarrjes” – tha Krieg.

    “Përgjigja e shtetit kaloi shpejt nga parandalimi në shtypje, duke përfshirë ndërprerje të komunikimit në të gjithë vendin, të projektuar për të ngadalësuar koordinimin dhe për të zvogëluar kontrollin e jashtëm, gjë që zakonisht përkon me përdorim më të ashpër të forcës në terren” – tha ai.

    Opozitë e fragmentuar

    Pavarësisht faktit se në Iran ka pasur shumë protesta mbarëkombëtare në dekadat e fundit, opozita iraniane, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk është e organizuar dhe karakterizohet nga një numër i madh grupesh rivale dhe fraksionesh ideologjike.

    “Se ku ‘qëndron’ opozita, kuptohet më mirë si fragmentim dhe jo si mungesë” – tha Krieg, duke shtuar se “brenda Iranit, veprimi kolektiv mbetet kryesisht pa udhëheqës dhe i rrjetëzuar: mobilizimi vendas, lidhjet shoqërore, dinamika e vendit të punës dhe ekosistemet universitare prodhojnë shpërthime protestash të koordinuara, pa një strukturë të integruar komanduese kombëtare”.

    Opozita e Iranit jashtë kufijve

    Jashtë Iranit, dy grupet më të mëdha opozitare janë monarkistët dhe MEK. Udhëheqësit dhe anëtarët e të dyja grupimeve kanë jetuar në ekzil që pas rrëzimit nga pushteti të dinastisë Pahlavi në vitin 1979.

    Reza Pahlavi, trashëgimtari i Shahut të fundit të Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ka shumë admirues në diasporën iraniane, mbetet e paqartë mbështetja e tij brenda Iranit.

    “Jashtë Iranit, diaspora mbetet me ndikim në formësimin e narrativës dhe moralit, por është e ndarë dhe shpesh njerëzit brenda vendit nuk i besojnë, pasi i frikësohen si manipulimit, ashtu edhe boshllëkut që kanë krijuar pas ikjes ” – thotë Andreas Krieg.

    “Kjo ka rëndësi për sigurinë e regjimit, sepse zvogëlon probabilitetin e ndasive të shpejta dhe të pastra të elitës, edhe pse rrit gjasat e cikleve të përsëritura të protestave: shtypja e një vale protestash nuk u jep zgjidhje faktorëve themelorë, për të cilët rrugët vijojnë të mbushen” – shtoi ai.

    Çfarë roli luan MEK në protesta

    Grupi i dytë opozitar më i madh në Iran është MEK, grupi më i madh i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni i grupimeve opozitare iraniane.

    Por çfarë roli ka MEK në protestat më të fundit?

    Ali Safavi nga NCRI thotë se MEK ka qenë aktivisht i përfshirë në protesta.

    “Njësitë e Rezistencës drejtojnë, koordinojnë dhe organizojnë rezistencën kundër forcave shtypëse” – i tha ai DW. “Në shumë raste, ato kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e protestuesve kundër sulmit të IRGC-së [Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike]. Po të mos ishte për rolin e tyre, regjimi do ta kishte shtypur kryengritjen shumë shpejt.”

    Safavi i tha DW-së se “një numër domethënës i aktivistëve të MEK janë mes 3 mijë të vrarëve nga forcat e sigurisë”.

    MEK, probleme legjitimiteti për shumë iranianë

    Gjithsesi, për ekspertin e Lindjes së Mesme, Krieg, “kur flitet për MEK, është e rëndësishme të ndahet perceptimi, nga pëlqimi në terren”.

    “Organizata është e disiplinuar, e njeh mirë median dhe është e aftë të prodhojë zhurmë, të bëjë presion përmes lobimit e të japë shumë mesazhe nga jashtë. Megjithatë, ajo ka probleme të mëdha legjitimiteti midis shumë iranianëve për shkak të historisë së saj, akuzave për kontroll të brendshëm dhe qëndrimit të gjatë në mërgim, faktorë që kufizojnë aftësinë e saj për të vepruar si një mjet unifikues i opozitës brenda vendit. Kjo është arsyeja pse kanë jehonë pretendimet, se organizata funksionon si ‘kalë Troje’ i huaj.”

    “MEK është i lehtë për t’u instrumentalizuar nga aktorë të shumtë në hapësirën e informacionit, duke përfshirë edhe “skifterët” (shënim: termi “skifterë” i referohet diplomatëve apo politikanëve që besojnë tek zgjidhjet me forcë ose ushtarake) anti-Iran në SHBA dhe Izrael. Por në praktikë, efekti është më shpesh i lidhur me reputacionin. I jep regjimit kornizën e përshtatshme për të vepruar si përfaqësues i huaj. Por nuk luan asnjë rol në udhëheqjen e këtyre protestave” – tha Krieg.

    I konsideruar nga Irani si grup terrorist, tashmë MEK i bën thirrje Europës të ndërmarrë veprime të rrepta kundër qeverisë në Iran.

    “Europa duhet ta përkufizojë menjëherë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si entitet terrorist, të dëbojë diplomatët e regjimit, të tërheqë ambasadorët e saj nga Teherani, ta shkëpusë regjimin nga sistemi financiar ndërkombëtar, të bojkotojë shitjen e naftës dhe t’i çojë udhëheqësit e saj para gjykatave ndërkombëtare, për t’u ndjekur penalisht për krime kundër njerëzimit. Kjo përfshin edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë ” – thotë Ali Safavi.

    Këndvështrimi i Shqipërisë

    Media në Shqipëri ka raportuar rregullisht për protestat në Iran dhe muxhahedinët në Shqipëri, që nga nisja e valës së fundit të protestave.

    Nga ana e tyre, anëtarë të MEK në Shqipëri kanë qenë aktivë në mediat sociale, duke shpërndarë postime dhe fotografi që lidhen me protestuesit që kanë humbur jetën dhe anëtarët e tyre të vrarë në protesta.

    Kryeministri Edi Rama, i cili i ka prerë lidhjet diplomatike me Iranin që nga shtatori i vitit 2022, pas pretendimeve se ata ishin përgjegjës të sulmeve kibernetike të orkestruara nga Republika Islamike, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me protestat e fundit në Iran. /DW

    “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Gjykata e Strasburgut

    Irani muxhahedinët shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026

    “Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in”/ Monika Kryemadhi për Selin: Do e bëja ministre direkt

    April 24, 2026

    Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

    April 24, 2026

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.