Pas shumë sukseseve të arritura si pjesë e Kombëtares, 5 futbollistët vendosën ta përfundonin rrugëtimin e tyre këtu.
Fjala është për Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, të cilët morën vendimin për t’u tërhequr nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë.
Ditën e nesërme përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), FSHF plnaifikoi organizimin e një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët.
Pesë emrat e përmendur më sipër do zbresin në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.


