Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani njoftoi se sapo ka përfunduar aventurën e tij kuqezi.
Nëpërmjet një postimi në rrjet ai njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, pas një karriere të shkëlqyer me kuqezinjtë.
Tifo-grupi “Tifozat Kuqezi” ka falenderuar Lenjanin për atë që ai ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë kësaj periudhe. “Faleminderit Ermir Lenjani”, shkruan TKZ, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.



