Site icon Informohu siç duhet

Shqipëri-Andorra/ Silvinjo: Do ketë ndryshime, formacioni del nesër

Shqipëri-Andorra. Silvinjo: Formacioni del nesër

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo së bashku me kapitenin e skuadrës në fjalë, doli sot në një konferencë të zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.

Silvinjo e nisi fjalimin e tij duke shprehur ngushëllime për humbjen e gazetarit sportiv, Saimir Demi, ndërsa komentoi përballjen Angli-Shqipëri.

Pavrësisht humbjes përballë Anglisë, trajneri shprehet se duhet të mendohet për ndryshim që të arrihet fitorja.

Ndërsa shton se formacioni për këtë sfidë do të publikohet ditën e nesërme.

Silvinjo: Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Saimir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij. Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset. Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë. Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.

Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër.

Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Kanë një lojtar të mirë dhe që luan në mënyrë strategjike. Duhet të bëhet dhe kjo është puna që bëhet në Kombëtare, do të ketë ndryshime por jo nga lodhja fizike. Punojmë shumë me videot në stërvitje, mund të kemi 2-3 ndryshime, duhet të kalojmë në një ndeshje që duhet të mbyllim hapësirat, por në këtë rast duhet të jemi ne që të krijojmë raste.

 

Exit mobile version