Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    Policia bastis 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Marco Rubio: Ne do të mbetemi në NATO

    April 4, 2025
    Marco Rubio: Ne do të mbetemi në NATO
    Marco Rubio

    SHBA– Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të vendosura nga Uashingtoni për mallrat  dër të tjera edhe nga Evropa, të mërkurën. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel foli për një “moment të së vërtetës” që do të tregonte, nëse SHBA do të donte të ende të kishte të bënte me Evropën.

    Në këtë kontekst edhe ministrja e Jashtme gjermane në detyrë, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) e bëri të qartë rëndësinë e sigurisë ekonomike për aftësinë mbrojtëse. Siguria ekonomike është “pjesë e sigurisë sonë të përgjithshme”, theksoi ajo në Bruksel.

    Në muajt e fundit, Trump kishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s dhe kërkonte që partnerët e NATO-s të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së së tyre përkatëse. Deklaratat nga Uashingtoni nxitën frikën në mesin e diplomatëve të NATO-s në Bruksel se SHBA-të mund të tërhiqet të paktën pjesërisht nga NATO.

    Histeria e pajustifikuar

    Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s. Kjo nuk ka ndryshuar, tha Rubio në Bruksel para takimit dy ditor me krerët e departamenteve nga 32 vendet anëtare që filloi të enjten.

    Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se ai mbështet NATO-n. “Ne do të mbetemi në NATO,” tha Rubio në Bruksel të enjten. Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara janë edhe “më aktive se kurrë” në NATO. “Histeria dhe ekzagjerimi” që keni parë në mediat ndërkombëtare dhe në disa media amerikane për këtë çështje janë të pajustifikuara. “Por ne duam që NATO të jetë më e fortë.”

    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.

    E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio.

    Investimet në sigurinë kombëtare ndoshta jo popullore

    Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm.

    Tema të tjera në takimin dy ditor në Bruksel lidhen me situatën në Ukrainë dhe negociatat për armëpushimin që Uashingtoni po zhvillon aktualisht me Moskën dhe Kiyvin. Përveç anëtarëve të NATO-s, në takim marrin pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sybiha dhe përfaqësues të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re./DW

    Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël

    Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    "Non grata" në SHBA nato Rubio
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026

    Policia bastis 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati

    April 22, 2026

    Padia për shpifje/ Deputeti Erion Braçe në GJKKO për zhvillimin e seancës

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.