Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të burgut të Fushë-Krujës.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer verifikimet e para dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit. Në ndihmë të hetimeve janë angazhuar edhe oficerë nga Policia e Tiranës.
Deri më tani, nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e shpërthimit apo nëse ka të lënduar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar natyrën dhe qëllimin e ngjarjes.


