Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së premtes qendrën e trajnimit policor Eugene Biscailuz Center Academy në Los Angeles, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave. Ngjarja ndodhi vetëm disa kilometra nga qendra e qytetit dhe ka alarmuar autoritetet dhe komunitetin lokal.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e quajtur ngjarjen “të tmerrshme” dhe u bëri thirrje qytetarëve të luten për familjet e viktimave, që besohet të jenë pjesëtarë të forcave të rendit.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është shprehur se po ndjek nga afër zhvillimet, ndërsa NBC News raporton se hetimet janë në vijim. Ekipet e emergjencës dhe agjentë federalë ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku i shpërthimit.


