SARANDË– Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në fshatin Berdenesh në Sarandë në orët e para të mëngjesit.
Bëhet me dije se ka qenë vetë pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj e cila ka konstatuar shpërthimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.
Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë hetime për përcaktimin e shkaqeve dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të incidentit. Ende nuk janë të qarta rrethanat dhe motivet që çuan në shpërthim. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes./Radar.al


