Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës (26 korrik) në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në Selanik, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon.
Sipas raportimeve të Thestival.gr, nga shpërthimi u plagosën lehtë një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar në spitalin “Hipokrati” jashtë rrezikut për jetën. Dëmet materiale janë të konsiderueshme: është shkatërruar kati përdhes i pallatit, janë dëmtuar të paktën katër ndërtesa të tjera dhe gjashtë automjete. Vala goditëse u ndje në një distancë të madhe, duke shkaktuar panik në zonë.
Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. Sipas burimeve paraprake, një ndër banorët e pallatit është presidenti i federatës së oficerëve të burgjeve, dhe hetimet e para të Policisë Helenike sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm me dyshime për akt terrorist. Hetimet janë në vijim.


