Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Hagë ku për rrjedhojë të një shpërthimi humbën jetën 2 persona.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 06:15 të mëngjesit.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se të paktën 20 njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa 3 persona mes tyre një fëmijë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se afro pesë shtëpi u shkatërruan nga ky incident.
Sakaq ekipet vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar për njerëzit që mund të jenë aty.
Policia është në kërkim të një makine e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas shpërthimit.


