Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    April 23, 2025
    Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    TIRANË- Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.

    Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.

    Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.

    Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.

    Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.

    Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.

    Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.

    Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./Monitor

    “Mbaje kokën lart dhe ec përpara”/ Livia Brunga takon për herë të parë të atin pas 22 vitesh

    “Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun

    Ar*a e paketuar si dhuratë, arrestohet 23-vjeçari që donte ta shiste

    instat pandemia Shpërblimet ndaj punonjësve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.