Informohu siç duhet

Shpat Kasapi reagon sërish pas incidentit në dasmë: Jam mirë si molla

Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar sërish pas lajmeve për një incident në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës.

Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me humor, duke thënë: “Jam mirë si molla”, për të qetësuar fansat dhe për të hedhur poshtë shqetësimet mbi gjendjen e tij.

Reagimi i dytë publik i artistit vjen pas komenteve thumbuese të ish-partneres së tij në rrjete sociale, të cilave ai zgjodhi të mos i përgjigjet me polemika. Kasapi ka theksuar se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se po vijon normalisht me projektet muzikore.

Exit mobile version