Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit/ “Toyota” e ekzekutorëve ishte grabitur në Greqi 3 vite më pare

    Gratë deputete të opozitës kërkese Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    Vodhi makinën por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shoqja e ngushtë e Ilarias: Donte të ishte e pavarur nga familja. Punoi në ‘McDonald’s’ ku takoi përbindëshin

    April 4, 2025
    Shoqja më e mirë e Ilaria Sulës: Ishte një luftëtare, inteligjente, e ëmbël e pavarur
    Beatrice, shoqja e Ilaria Sules, 3 Prill 2025

    TERNI-ITALI- Dy ditë pasi 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u gjet e vrarë dhe e futur brenda një valixheje që më pas u hodh në një pyll 40 km larg qendrës së Romës, qindra njerëz janë mbledhur në qendër të Ternit, vendin në të cilin ajo është rritur dhe jetonte familja e saj.

    Në kujtim të Ilarias janë mbledhur dhejtëra qindra njerëz, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fjalimi i shoqes më të mirë të së resë shqiptare.

    Beatrice, zëri i saj që dridhej nga lotët, flet për shoqen e saj më të ngushtë e vrarë nga i dashuri i saj, i cili më pas e hoqi qafe duke e hedhur në një shkëmb në periferi të Romës. Ajo u godit për vdekje nga i dashuri i saj. Ai u shtir si Ilaria ndërsa u dërgonte mesazhe miqve të saj me të njëjtat duar me të cilat e vrau. Më pas ai shkoi me familjen në komisariat, duke u shtirur si shqetësim dhe trishtim pas zhdukjes së tij.

    “Do të mbahesh mend si një luftëtare që luftoi për lirinë e saj dhe jo si viktimë”. Postimi i rremë: faleminderit të gjithëve, jam mirë. “Kështu që ne kuptuam që Marku po gënjen””- është kjo një pjesë nga fjala e Beatriçes, shoqes së Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare që u vra nga ish-i dashuri filipinas 23-vjeçar.

    FJALIMI PREKËS I BEATRICES, SHOQES SË NGUSHTË TË ILARIA SULËS: 

    Ilaria ishte shoqja ime më e mirë që kur ishim 14 vjeç. Ilaria ishte zhvendosur në Romë për universitet dhe atje, në kryeqytet, ndihej e lirë. Ilaria ishte inteligjente, e ëmbël dhe shumë e pavarur. Ajo vendosi të mos mbështetej financiarisht nga familja e saj dhe kështu shkoi të punonte me kohë të pjesshme në McDonald’s ku takoi përbindëshin që i theu jetën një vit e gjysmë më vonë. Sot jam këtu për t’i dhënë fytyrë e shpirt emrit që lexojmë në gazeta. Por Ilaria nuk duhet të jetë vetëm një nga një listë e gjatë emrash. Ilaria do të jetë 22 vjeç përgjithmonë për shkak të një burri por edhe për shkak të një shoqërie të bazuar në patriarkalizëm. Fatkeqësisht, pak njerëz mësojnë nga gabimet e së kaluarës, shikojnë përreth, shumë pak janë të pranishëm sot në këtë shesh. Jam këtu për të folur për Ilarinë, nuk do të heshtim. Ilaria duhet të jetë e fundit që do të vuajë.  Në fund të fundit, Ilaria nuk është viktimë. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë luftëtare, ajo ka luftuar për lirinë e saj, nuk është viktimë dhe nuk do të jetë kurrë. Të duam Ilaria, shpresojmë të jesh mirë, mirupafshim Sulietta.

    Ilaria Sula u zhduk më 25 Mars të 2025. Teksa nga kjo datë duheshin pak ditë për festën e Bajramit, familja Sula e priste vajzën 22-vjeçare të kthehej nga Roma ku studionte për Statistikë në “La Sapienza”, në Terni për të festuar FITER Bajramin. Kjo nuk ndodhi. Mbrëmjen e së martës së 25 Marsit Ilaria doli nga apartamenti në Romë ku jetonte me shoqe për të ndarë qeranë dhe u largua pa marrë asgjë me vete, gjë që tregonte një sjellje normale të saj. Orët kaluan dhe ajo nuk u kthye në shtëpi, shoqeve nuk iu ktheu më mesazhet gjithashtu as familjarëve. Të shqetësuar për fatin e së bijës e ëma dhe i ati i Ilarias denoncojnë zhdukjen e saj. Pista kryesore e hetimit ishte Mark Samson. 23-vjeçari filipinas, ish-i dashur i studentes shqiptare. Më 2 Prill ai ka pranuar krimin dhe ka dërguar policinë 40km larg Romës, në Poli, pikërisht në vendin ku nga një shkëmb, zonë pyjore, hodhi valixhen brenda së cilës gjendej trupi i pajetë i Ilaria Sulës. Ai në dëshminë e tij shprehet se është penduar për gjithçka ka bërë ndërsa zbulohet se krimin e ka kryer në banesën e tij./Radar.al 

    Beatrice shoqja e Ilaria Sules Flet shoqja e Ilaria Sules Vrasja e ilaria sules
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit/ “Toyota” e ekzekutorëve ishte grabitur në Greqi 3 vite më pare

    November 13, 2025

    Gratë deputete të opozitës kërkese Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    November 13, 2025

    Vodhi makinën por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari

    November 13, 2025

    Binjakët shqiptarë/ Vëllezërit Shpendi ëndërrojnë Serinë A: Ndoshta do të arrijmë në “play-off”

    November 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Nëntor 2025

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja/ 4 shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në vitin 2026

    Një projekt personal mund të marrë hov në mënyrë të papritur, horoskopi 12 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.