Një ngjarje e papritur, gjatë ditës së sotme ka tronditur qytetin e Elbasanit ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Sipas burimeve paraprake, mendohet se shtetasi T. C., 72 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” humbi jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 09:00, në lagjen “Çlirimi”, në rrugë, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe naturale, shtetasi T. C., 72 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.
Grupi hetimor po punon për dokumentinin ligjor të rastit.


