BRITANI E MADHE- Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi disa momente të veçanta nga fëmijëria e saj në rrjetet sociale.
Artistja publikoi disa fotografi të vjetra ku shfaqet ende fëmijë në krahët e babait të saj, Dukagjin Lipa.
Postimin këngëtarja e ka bërë me një rast mjaft të veçantë pasi babai i saj feston ditëlindjen e tij.
Përveç fotove nga fëmijëria, Dua ndau edhe disa imazhe më të fundit në Instagram, ku ajo dhe Dukagjin Lipa shihen duke kënduar së bashku në skenë.




