Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Shokon Berisha: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi Metën

    October 22, 2024

    Në ditën dhe orën kur Ilir Meta u arrestua tek Kthesa e Kamzës, Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat me gazetarët. Teksa e mësoi live arrestimin e Metës, Berisha që atë ditë nuk ngurroi të akuzonte Edi Ramën se donte ta ekzekutonte rivalin politik.

    “Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës.”- tha Berisha.

    Këtë akuzë e ka përsëritur edhe këtë të martë.

    Arrestimi i Ilir Metës/ Berisha: Persekutimi i Kreut të PL është politik

    “Terroristët e armatosur që i zunë pritë Metës, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi armikun e Edi Ramës”, tha ai.

    Deklarata e plotë e Berishës:

    Zhvillimet e djeshme kanë plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës.
    Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.

    Një akt të tillë çnjerëzor, antidemokratik, banditesk mund ta ndërmerrte vetëm një njeri, i cili ka si trashëgimi atërore xhelatin Kristaq Rama që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik në vitin 1988 për vargjet e tij.

    Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij.

    Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur.

    Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim.

    Si person pa asnjë akuzë penale.

    arrestimi i Ilir Metes sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.