Një automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, duke udhëtuar drejt Orikumit, u përfshi papritur nga zjarri dhe u shkrumbua plotësisht.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë dhe shuan flakët, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ekspertët ndodhen në terren për të përcaktuar shkaqet e incidentit, që dyshohet të ketë nisur nga një defekt teknik në automjet.


