Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në zonën e njohur si “Shkalla e Bushtres”.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i tij, që udhëtonte i vetëm, ka arritur të dalë në kohë duke shpëtuar pa lëndime.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë dhe arritën të shuanin flakët, ndërsa dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një defekt teknik.


