Një djalë 17 vjeçar ka përfunduar në spital pas plagosjes me mjet prerës në banesë në rrethana të paqarta.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, i mituri thuhet se u largua në banesë, por Prokuroria do vlerësojë rastin nëse do duhet të ngrejë akuza apo jo.
Policia njofton:
Mbrëmjen e djeshme, është çuar në spital, nga familjarët, një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në banesë, me mjet prerës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, i mituri u largua në banesë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për vlerësimin e rastit.


