Një nga bimët më të rralla në planet, Rafflesia hasseltii, është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh në pyjet tropikale të Sumatrës, një zonë ku, sipas Universitetit të Oksfordit, tigrat e shohin këtë lule më shpesh se njerëzit.
Ekipi, i udhëhequr nga Dr. Chris Thorogood nga Kopshti Botanik i Oksfordit, kaloi ditë të tëra duke eksploruar pyllin e dendur – habitat i tigrit të rrezikuar të Sumatrës – me shpresën për të gjetur këtë specie jashtëzakonisht të rrallë. Pas një kërkimi të gjatë, ata e zbuluan lulen pikërisht në momentin kur po hapej… gjatë natës, një fenomen i pazakontë.
Momenti u bë edhe më emocional për ekspertin indonezian Septian Andrikithat, i cili shpërtheu në lot sapo pa Rafflesia hasseltii. Ai kishte kaluar plot 13 vjet duke kërkuar për të. Videoja e postuar nga Universiteti i Oksfordit në TikTok ka bërë xhiron e rrjetit, duke treguar reagimin e tij të sinqertë.
Dr. Thorogood e quajti takimin me lulen një “përvojë që i ndryshoi jetën”. Rafflesia hasseltii është një bimë parazitare, e njohur edhe si “kërpudha me fytyrë tigri”, e cila rritet vetëm në pyje tepër të izoluara dhe të mbrojtura. Për ta parë nga afër, kërkohen leje të posaçme dhe udhëtime të vështira në terren – ndaj shumica e njerëzve nuk e kanë parë kurrë.
Zbulimi konsiderohet një ndër momentet më të rëndësishme të eksplorimit botanik të viteve të fundit.
@uni.of.oxford Rafflesia hasseltii: A plant seen more by tigers than people Yesterday, Dr Chris Thorogood from Oxford Botanic Garden was part of a team – including Septian Andrikithat, who’s also in the video – that trekked day and night through tiger-patrolled Sumatran rainforests (an island in Indonesia) to find Rafflesia hasseltii. Few people have ever seen this flower and the team, incredibly, witnessed it open by night. #rareflowers #flower #indonesia #rainforest #nature ♬ original sound – University of Oxford


