Edhe pse moti i keq me reshje shiu ka shoqëruar rajonin e Lezhës gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes, plazhet në Shengjin mbeten të populluara. E gjithë vija bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kune, është vizituar nga pushues, ku dominojnë turistë nga Shqipëria dhe Kosova.
Pushuesit shprehen se nuk kanë menduar të largohen, pasi edhe këtë kohë e konsiderojnë të favorshme për relaks pranë detit.
Megjithëse sezoni turistik po afron drejt fundit, frekuentimi i plazheve të Shengjinit mbetet i lartë. Sipas prenotimeve, pritshmëritë për muajin shtator janë pozitive, duke e zgjatur sezonin turistik përtej gushtit.


