Informohu siç duhet

Shisnin cigaret e kanabisit në paketa duhani, arrestohen dy të rinj në Dibër

DIBËR– Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur duke shitur drogë në lokale. Bazuar në njoftimin e policisë, mësohet se të rinjtë e ndanin lëndën narkotike, kanabis, dhe e shisnin në formë cigareje.

Dy të arrestuarit në flagrancë janë identifikuar si,  H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Dibër.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrolleve në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular. Sipas hetimeve, dy të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve./Radar.al

 

 

 

Exit mobile version