DIBËR– Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur duke shitur drogë në lokale. Bazuar në njoftimin e policisë, mësohet se të rinjtë e ndanin lëndën narkotike, kanabis, dhe e shisnin në formë cigareje.
Dy të arrestuarit në flagrancë janë identifikuar si, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Dibër.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve./Radar.al



