Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shifrat e QKB: Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025

    May 14, 2026

    TIRANË- Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë.

    Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.

    Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

    Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

    Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licenca gjatë muajit prill. Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licenca të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.

    Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime. Sipas raportit, numri i aplikimeve të ardhura në regjistra gjatë muajit prill 2026 arriti në 12,491 për Regjistrin Tregtar, 1,196 për Regjistrin e Lejeve dhe Licencave dhe 928 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues./Monitor

    2 mijë biznese Qendra Kombëtare Shifrat e QKB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.