Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Parashikimi i motit tregon alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten lokalisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të kthehet nga verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.


