Rrëzimi i një avioni privat, një Fouga Magister, është regjistruar me video gjatë një shfaqje ajrore në Francë, ndërkohë që piloti është ende i zhdukur.
Avioni i përdorur nga forcat ajrore nga viti 1964 deri në vitin 1980, u rrëzua në det në brigjet e Lavandou në Var, gjatë shpalosjes së një parade ajrore, të ashtuquajturat Patrouille de France.
Sipas burimeve mësëohet se aksidenti ndodhi pak para Patrouille de France, e cila është pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore, dhe i dhuron publikut një spektakël për të shënuar 80-vjetorin e Zbarkimit në Provence.
Shfaqja ajrore filloi në orën 16:30. Ndërkohe që avioni që u rrëzua ishte i dyti që kaloi.
Accident d’un avion de la patrouille de France au Lavandou à l’instant. En espérant que le pilote soit indemne. pic.twitter.com/LwXCjQZ38l
— Maxime Govare (@MGovare) August 16, 2024


