Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sherri, përplasja që la disa të plagosur në derbi, Policia procedim penal dy zyrtarëve të FSHF, Partizanit dhe disa tifozëve

    February 10, 2025

    Ndeshja e derbit mes Tiranës dhe Partizanit të dielën degjeneroi në akte dhune nga ku mbetën të lënduar edhe disa efektivë policie.

    Sot Policia e Tiranës bën me dije se janë proceduar penalisht disa tifozë por edhe Sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, shtetasi G. B dhe delegati i ndeshjes nga FSHF, shtetasi M. S. Po ashtu janë arrestuar edhe 3 tifozë.

    Sipas bluve, ndeshja u zhvillua pa incidente gjatë lojës, megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara më herët, u identifikuan disa shtetas të përfshirë në akte dhune, të cilët u shoqëruan nga policia në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë private (SHPSF).

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

    Procedohen penalisht disa shtetas për veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme në “Arena e Demave”, Tufinë.

    Procedohen penalisht edhe dy përfaqësues të K.F. Partizani dhe FSHF-së.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ishin të dislokuara në perimetrin e stadiumit “Arena e Demave” në Tufinë, si dhe në rrugën që të çon drejt tij, rreth 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim menaxhimin e fluksit të tifozëve dhe sigurimin e rendit. Shërbimet e policisë morën masa për shoqërimin e dy tifozërive drejt stadiumit, si dhe të autobusit me lojtarët e ekipit mik.

    Gjatë procesit të hyrjes së tifozëve dhe para fillimit të ndeshjes, u shënuan disa incidente mes dy tifozërive, të cilat kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

    Plas keq në fushë, sherr i madh mes futbollistëve dhe stafit të skuadrave. Dalin pamjet e kaosit

    Ndeshja u zhvillua pa incidente gjatë lojës, megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara më herët, u identifikuan disa shtetas të përfshirë në akte dhune, të cilët u shoqëruan nga policia në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë private (SHPSF).

    Në përfundim të veprimeve hetimore:

    • U arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së Rendit Publik dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” shtetasit: E. I., 26 vjeç, E. V., 31 vjeç dhe L. I., 29 vjeç.

    • U proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” shtetasit: M. S., 31 vjeç, A. Q., 23 vjeç, I. Xh., 37 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe A. R., 17 vjeç.

    • Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Shpërdorim i detyrës” sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, shtetasi G. B dhe delegati i ndeshjes nga FSHF, shtetasi M. S.

    Në lidhje me pretendimet mbi mbarëvajtjen e ndeshjes dhe masat e marra nga Policia e Tiranës, sqarojmë për opinionin publik se:

    “E papërgjegjshme dhe arrogante”, pas përleshjeve ku pati të plagosur Partizani sulmon Policinë: Të hetohet

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas marrjes së kërkesës për marrje masash më datë 03.02.2025 nga K.F. Partizani, ka njoftuar organizatorët më datë 04.02.2025 se stadiumi “Arena e Demave” nuk plotëson kushtet e sigurisë për zhvillimin e një ndeshjeje derbi, duke krijuar rrezik për incidente të mundshme.

    Pavarësisht këtij njoftimi dhe mungesës së një përgjigjeje zyrtare nga organizatorët, Policia e Tiranës mori masa për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke angazhuar 276 punonjës policie, të mbështetur nga 8 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

    Përpjekjet e Policisë së Tiranës për të mbajtur situatën nën kontroll kanë qenë maksimale, por mbetet e qartë se mungesa e bashkëpunimit nga organizatorët dhe infrastruktura e papërshtatshme e ka vështirësuar ndjeshëm detyrën e policisë, duke e rënduar ngarkesën operacionale dhe duke ekspozuar efektivët ndaj rreziqeve të panevojshme. Po ashtu, situata e krijuar ka rrezikuar jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe sportdashësit, lojtarët dhe të gjithë të pranishmit në stadium, të cilët mund të ishin ekspozuar ndaj akteve të dhunshme dhe pasojave të mundshme të tyre.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për një bashkëpunim më të ngushtë me organizatorët dhe institucionet përkatëse, me qëllim që veprimtari të tilla të zhvillohen në ambiente që përmbushin standardet e sigurisë, duke shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme.

    arena e demave fshf Partizani policia sherr ne derbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.