TIRANË– Zënka mes dy ish-moderatoreve të “Wake Up” ka qarkulluar prej gati një javë në mediat rozë, por pavarësisht kësaj live në emision gazetari Blendi Salaj tha se kjo nuk është e vërtetë që mes Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufit ka pasur një sherr që ka degraduar në përplasje fizike.
Megjithatë dy vajzat tashmë janë larguar nga puna në ‘Wake Up’ ku Blendi e vijon programin i vetëm me moderator të reja çdo ditë.
Vetë moderatoret Enxhi dhe Neada nuk kanë bërë reagim në lidhje me këtë çështje, përveçse konfirmuan atë që tha Blendi në emision.
Ndërkohë Neada pak orë më parë ka publikuar një foto në InstaStory, ku shfaqet një buqetë me lule ndërsa pusilla shkruan: Një kujtesë e vogël se edhe ditët e vështira mund të lulëzojnë në diçka më të mirë. Dikush këtu beson tek ti.

Komenti i Neadës për këtë dhuratë që as ajo vet se di kush ja ka dërguar është: Kusho qofsh, faleminderit!
Duket se kjo është një formë që njeri i dashur për të ka menduar ta surprizojë me lule në këto ditë ku rrjeti vlon në lajme për zënkën mes moderatoreve./Radar.al


