Një sherr i pazakontë po bën xhiron e rrjetit, teksa ka ndodhur mes dy personazheve të njohura publike dhe në një vend publik. Bëhet fjalë për një sherr fizik të ndodhur në ambientet e Hotel Tirana mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kujtim Gjuzit.
Siç shihet në video Demaliaj i turret Gjuzit teksa shkëmbehen dhe përpiqet ta godasë, por ky i fundit i ikën me stil, më pas Demaliaj e shkelmon, ndërsa dikush tenton ta ndalojë.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e vërtetë e këtij sherri banal dhe nëse para konfrontimit fizik ka pasur një debat verbal mes tyre .
Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje.