Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen tre automjete në kryqëzimin e Niklës, disa të plagosur në spital

    Gara për kryesinë e PD-së, Berisha përjashton një pjesë të mbështetësve të Rithemelimit

    Ibrahimaj: Mbi 33 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Danny Glover zbulon diagnozën e Alzheimerit: Jam mirënjohës që kam familjen pranë

    July 1, 2026

    Aktori i njohur amerikan Danny Glover ka bërë të ditur se është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, gjatë një interviste në emisionin “Today” me Lester Holt.

    Glover, 79 vjeç, tha se diagnoza i është komunikuar pak kohë pas marrjes së një çmimi nderi Oscar në vitin 2022. Ai foli hapur për mënyrën se si po përballet me sëmundjen, duke pranuar se është i vetëdijshëm për përparimin e saj të mundshëm.

    “Në një farë mënyre mund të jetoj me të, por jam i sigurt se me kalimin e kohës gjërat do të ndryshojnë,” u shpreh aktori.

    Ai theksoi se mbështetjen më të madhe e merr nga familja e tij, për të cilën u shpreh mirënjohës që i qëndron pranë në këtë periudhë.

    Në intervistë mori pjesë edhe vajza e tij, Mandisa Glover, e cila tha se ishte e rëndësishme që i ati të fliste hapur për gjendjen e tij dhe historinë personale.

    “Është shumë e rëndësishme që ai të ketë kontroll mbi rrëfimin e tij. Nuk do të ishte e drejtë të pretendonim se gjithçka është perfekte,” u shpreh ajo.

    Glover ndau gjithashtu kujtime nga karriera e tij e gjatë në kinematografi, duke veçuar filmin “Vende në zemër” si një nga projektet më të dashura. Ai foli edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në edukimin e të rinjve dhe rolin e tyre në shoqëri.

    “Drejtësia është përgjegjësia jonë e përbashkët. Njerëzit kanë aftësinë të ndryshojnë dhe të formësojnë jetën e tyre,” tha aktori.

    Më herët, Glover ka folur edhe për probleme të tjera shëndetësore, përfshirë epilepsinë, me të cilën ka jetuar që nga adoleshenca.

    Alzheimer Danny Glover
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen tre automjete në kryqëzimin e Niklës, disa të plagosur në spital

    July 1, 2026

    Gara për kryesinë e PD-së, Berisha përjashton një pjesë të mbështetësve të Rithemelimit

    July 1, 2026

    Ibrahimaj: Mbi 33 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

    July 1, 2026

    Danny Glover zbulon diagnozën e Alzheimerit: Jam mirënjohës që kam familjen pranë

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.