FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku dy pronarët e dy agjencive funerale që operojnë në këtë qytet “ Emini” dhe “ Siqeca” janë përfshirë në një përplasje fizike.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet që agresorët janë drejtuar automjetit të vëllezërve që kanë në pronësi agjencinë funerale “Siqeca” dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli.
38-vjeçari Erjon Siqeca mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në konflikt kanë marrë pjesë 4 agresorë, të cilët janë pronarë e punëtorë të agjensisë funerale “Emini”.
Motivi i sherrit të tyre është bërë konkurenca. Pronarët e funeralit “Emini” u kanë zënë pritë pronarëve të “Siqecas”, duke u kërkuar të mos u prishin punë me klientët.
Bazuar në njoftimin e policisë bëhet me dije se njëri prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit./Radar.al
Pamjet nga Report TV:


