PRISHTINË– Mëngjesin e kësaj të marte a ndodhur një sherr mes disa të rinjve, ndërsa ka agravuar në përplasje fizike mës tyre.
Mësohet që ngjarja të ketë ndodhur tek rrethi i Flamurit. Policia thekson se si pasojë e kësaj ngjarjeje janë plagosur dy persona. Më tej bëhet me dije se dy persona janë arrestuar.
“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.”- ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti./Radar.al


