Një sherr ka ndodhur mes një 35 vjeçari e xhaxhait të tij në një fshat të Gramshit. Xhaxhai e ka denoncuar të riun pasi thotë se ai e ka qëlluar me shuplakë.
Më tej policia në çantën e 35-vjeçarit, gjeti një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur xhaxhanë e tij dhe e ka goditur atë, me shuplakë.
Në vijim, nga kontrolli në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.”


