Televizioni Top Channel ka marrë vendimin për të larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” prezantueset Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, pas një serie konfliktesh të vazhdueshme mes tyre.
Burime për VoxNews bëjnë me dije se tensionet mes dy moderatoreve kanë qenë prej kohësh të pranishme, duke u përshkallëzuar deri në një përplasje fizike, çka ka detyruar drejtuesit e televizionit të ndërhyjnë menjëherë.
Edhe gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia dhe mungesa e komunikimit mes Enxhit dhe Neadës ishte e dukshme, ndërsa moderatori Blendi Salaj përpiqej të ruante ekuilibrin në studio.
Treshja e “Wake Up”, e përbërë nga Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ishte kthyer në një nga kombinimet më të dashura për publikun e mëngjesit, si për shikuesit e ekranit, ashtu edhe për dëgjuesit që e ndiqnin përmes radios.


