Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Shënoi sukses në Maratonën e Tiranës, Luiza Gega: Vendosa të sfidoj veten

    October 22, 2024
    Shënoi sukses në Maratonën e Tiranës, Luiza Gega: Vendosa të sfidoj veten

    Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, theu rekord në Maratonën e Tiranës që u zhvillua ditën e dielë. Gega, siç ju kemi raportuar dhe më parë, mbërriti e para në vijën e finishit që u mbajt më 20 tetor në edicionin e saj të tretë.

    Sakaq ajo ka qenë e ftuar së fundmi në studion lëvizëse të “Aldo Morning Shoë”, ku ka folur më shjumë rreth garës dhe emocioneve që ka përjetuar përgjatë kësaj experience.

    Përgjatë fjalës së saj theksoi se kjo Maratonë mbetet një eksperiencë e re për të, një garë olimpike.

    Pjesë nga intervista:

    Luiza Gega: Maratona e Tiranës ishte një eksperiencë e re, një garë olimpike. Vendosa të vij në maratonë në Tiranës sepse kryesisht bëj gjysmë maratonë duke qenë që unë jam sportiste që bëj gara piste, por këtë vit duke qenë se jemi jashtë sezonit të këtyre garave që unë bëj vendosa të sfidoj veten në maratonë sepse ka një emocion ndryshe nga garat e tjera.

    Aldo: Unë nuk e dija që do të merrje pjesë në fakt?

    Luiza Gega: Para një muaji bëra një test sepse doja që ta kisha siguri, duke qenë se është Tiranë dhe ka një emocion tjetër. Bëra një maratonë dhe në Prishtinë që të testoja veten, sepse maratona nuk është shaka siç e the dhe ti. Thjesht ta numërosh duket shumë e lodhshme dhe jo më ta bësh. Sado ngadalë ta bësh përsëri është shumë e gjatë dhe varet se si trupi të reagon rrugës. Ideja nuk ishte që thjesht ta përfundoja, ideja ishte që pse jo të isha në podiumin, duke qenë se jam e vetmja sportiste në distancë që mund të isha në podium, dhe siç ndodhi, kjo ishte dhe arsyeja se përse doja të kisha një siguri nëse e fitoja dot apo jo. Ma dha këtë siguri në fakt dhe Maratona e Prishtinës dhe ishte një emocion ndryshe, kjo është dhe arsyeja pse unë marr pjesë çdo vit.

    LEXO EDHE:

    “Paris 2024”/ Luiza Gega: Ndonëse nuk arrita qëllimin, kuptova se njerëzit më duan

    Maratona e Tiranës/ Luiza Gega surprizon me pjesëmarrjen

    luiza gega Maratona e Tiranes sfide
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    July 28, 2026

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    July 28, 2026

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    July 28, 2026

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.