TIRANË– Sot në 8-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka përkujtuar këtë datë historike përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se Nënë Tereza i dhuroi botës një trashëgimi të pavdekshme dashurie, dhembshurie dhe shërbimi për më të pambrojturit që frymëzon miliona.
POSTIMI I PLOLTË I HASANIT:
Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj më të dobëtëve, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.


