TIRANË- Stina e verës sikurse edhe ajo e dimrit vjen gjithmonë me shumë viroza dhe vështirësi për nënat me fëmijë të vegjël por edhe për grup moshat e tjera. Mjekja e përgjithshme Jonida Metushi, teksa ka qenë e ftuar në Radar.al ka folur gjatë për virozat e stinës, temperaturën si dhe kujdesin që duhet treguar në këto ditë të nxehta vere.
“Më të shpeshta të stinës së verës përgjithësisht janë gastrointeritet, janë infeksione që nisin me simptoma si diarre, ndjesi të vjellash, të vjella, të cilat mund të zgjasin disa ditë deri në një javë dhe kërkon një trajtim të kujdesshëm përgjithësisht me antiemetikë, pra ilaçe të cilat na ndihmojnë në pakësimin e ndjesisë së të vjellit, në hidratim shumë të mirë dhe zakonisht dehidratimi në këto raste është një nga arsyet kryesore pse pacientët paraqiten në departamentin e urgjencës.”-tha mjekja Metushi./Radar.al


